Federico Valverde dhe Lucas Vazquez e kanë kompletuar stërvitjen e së martës te skuadra e Real Madridit.
Valverde kishte një shqetësim fizik në ndeshjen e së shtunës ndaj Osasunas dhe i mungoi Realit në dy seancat e kaluara stërvitore.
Vazquez i mungoi ekipit madrilen në dy ndeshjet e fundit, por ai do të përfshihet për ndeshjen ndaj Manchester Cityt.
Është ende e paqartë nëse do të startojë ndaj Cityt.
Reali të mërkurën nga ora 21:00 e pret Cityn në ndeshje kthyese të plejofit të Ligës së Kampionëve. “Los Blancos” triumfuan në ndeshjen e parë në “Etihad” me rezultatin 3:2.
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në dispozicion do t’i ketë edhe dy mbrojtësit kryesorë të skuadrës, Antonio Rudiger dhe David Alaba.
Aksident në Fushë-Kosovë, raportohet se treni ka goditur një...
Tërmet në Shkup të Maqedonisë së Veriut
Abdixhiku dhe Osmani në Istog: Nuk mund të ketë zhvillim të ...
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...
Vuçiq nis nesër vizitën 4-ditore në Kinë, e cilëson më të rë...