Manchester Unitedi ka kaluar në gjysmëfinale të Evropa Ligës, pas një ndeshje të çmendur me plot nëntë gola ndaj Lyonit, apo 13 golave nga të dyja ndeshjet.
Në pjesën e parë, Unitedi ishte duke fituar me rezultat 2-0, falë golave të Ugarte në minutën e 10-të dhe Dalotit në minutën e 46-të.
Por, Lyoni në pjesën e dytë barazoi shifrat shpejt, ku fillimisht shënoi Tolisso në minutën e 71-të dhe Tagliafico barazoi gjithçka në të 78-tën.
Më interesante ishin vazhdimet, ku Lyoni kaloi për herë të parë në epërsi në minutën e 105-të me Cherkin, kurse Lacazette dyfishoi epërsinë në 108.
“Djajtë e Kuq” nuk u dorëzuan, pasi shënuan tri herë për gjashtë minuta, fillimisht me Bruno Fernandes në minutën e 114, ndërsa Mainoo barazoi rezultatin në 4:4 në minutën e 120-të, njofton Klankosova.tv.
E, Maguire ishte shpëtimtari i Unitedit, i cili në minutën e 121 e kaloi ekipin anglez për herë të tretë në epërsi në minutën e 121-të.
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë
100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë d...
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...