Partizani i Tiranës është mposhtur nga skuadra gjeorgjiane, FC Iberia 1999, në kuadër të kualifikimeve për Conference League.
Ndeshja e zhvilluar të enjten në “Mikheil Meskhi Stadium” është mbyllur me rezultat 2-0.
Goli i parë ka ardhur në minutën e tridhjetë e një nga penalltia dhe është realizuar nga Nonikashvili.
Goli i dytë është shënuar nga Sylla në minutën e pesëdhjetë e shtatë.
Situata për Partizanin është vështirësuar akoma më shumë kur në minutën e dyzet e shtatë Rrapaj e ka marrë kartonin e kuq, duke lënë skuadrën shqiptare me një lojtar më pak.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Tiranë.
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...