Një rast i dyshuar për ngacmim seksual është raportuar në fshatin Damian të Gjakovës, ku drejtori i një shkolle, Nazmi Pnishi, dyshohet se ka ngacmuar një vajzë të mitur.
Lidhur me rastin është aktivizuar Prokuroria e Shtetit, e cila ka bërë të ditur se është njoftuar nga Policia e Kosovës dhe se në koordinim me autoritetet përkatëse po ndërmerren veprimet dhe verifikimet e nevojshme.
“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se jemi njoftuar nga Policia e Kosovës dhe në koordinim me autoritetet përkatëse, janë duke u ndërmarrë veprimet dhe verifikimet e nevojshme lidhur me këto informacione. Prokurori i Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.
Ndërkohë, kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka njoftuar pezullimin e drejtorit nga detyra, duke e cilësuar rastin si të papranueshëm dhe duke theksuar se nuk përfaqëson komunën e Gjakovës.
“Në emër të Komunës së Gjakovës dhe në emrin tim personal, distancohem plotësisht dhe pa asnjë rezervë nga ky individ dhe çdo veprim i tij i turpshëm, i cili bie ndesh me moralin njerëzor dhe misionin e shenjtë të arsimit. Personi në fjalë është pezulluar menjëherë nga pozita e drejtorit të shkollës sipas procedurave ligjore në fuqi, ndërsa komuna ka ofruar dhe do të vazhdojë të ofrojë bashkëpunim të plotë e të pakushtëzuar për organet e rendit dhe prokurorinë me qëllim që ky rast të marrë dënimin maksimal ligjor”, tha ai.
Eriksen del me një njoftim për gjendjen e tij pas kolapsit n...
Netanyahu: Lufta jonë me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka mbaru...
Voziti me 137 km/h në zonë 60 km/h, gjobitet me 300 euro sho...
“Njeriu i ndeshjeve të mëdha” – Origi i je...
I dënuar me tri vjet burgim, kapet në Gjakovë i kërkuari për...
Kampioni i Botës me Argjentinën në “radarin” e J...