Paris Saint-Germain ka arritur fitore me rezultat 2-0 kundër Brest në kuadër të xhiros së 21-të në Ligue 1.
Rezultatin e hapi Kylian Mbappe në minutën e 32-të, i cili edhe ishte goli i vetëm në pjesën e parë.
Në gjysëm e dytë të ndeshjes, Thilo Kehrer shënoi golin e dytë dhe të fundit të ndeshjes në minutën e 53-të.
Ndeshja në përgjithësi u dominua nga vendasit, por përkundër kësaj, rezultati nuk ndryshoi dhe PSG arkëtoi tre pikët e radhës.
Me këtë fitore, Parisi vazhdon kryesimin në Ligue 1 me 50 pikë të grumbulluara pas 21 ndeshjeve.
Nga ana tjetër, Brest gjendet në vendin e 13-të me 25 pikë./Arbresh.info
Përkundër interesimit për të, Jashari e ka bërë të qartë dës...
Operacion policor në Vlorë, ndalohen 5 persona të dyshuar pë...
Brazili jep sinjale pozitive rreth gjendjes së Neymarit në p...
Inter i mbyll derën edhe njëherë tjetër gjigantit turk për C...
Pacolli: Vazhdojmë betejën për Aeroportin e Vlorës, nuk do t...
Kapen mbi 30 mijë euro në veturën e drejtuar nga një serb në...