Anthony Joshua dhe Andy Ruiz Jr të shtunën zhvillojnë rimeçin e tyre në Arabinë Saudite të vlefshëm për titujt e botës në kategorinë e peshave të rënda, WBA, WBO dhe IBF.
Pas befasisë së madhe që e bëri meksikano-amerikani në duelin e parë më qershor, britaniku do të përpiqet t’i kthejë titujt e tij më 7 dhjetor në Diriyah.
Rivali më i madh i Joshuas, Deontay Wilder ka dhënë parashikimin e tij lidhur me duelin e shumëpritur.
“Vërtet besoj se Andy do të dalë aty dhe do të fitojë sërish. Kur e shikoj meçin e parë dhe i analizoj disa gjëra të caktuara si boksier, ka shumë pika të kuqe që më alarmojnë. Dhe nëse ndodhe njëjta qasje dhe momente të ngjashme edhe në duelin e dytë, Andy Ruiz do ta fitojë me lehtësi”.

“Ai (Joshua) u rrëzua katër herë dhe pastaj u dorëzua. Kjo është gjë e madhe, sipas meje. Duke e shikuar nga jashtë, duke parë si shkonte meçi dhe gjithçka tjetër, mendoj se ai (Joshua) do të luftojë me demonët e tij brenda ringut, jo vetëm me Ruizin”.
“E di se po përpiqet t’i ndërpresë shumë gjëra në mendjen e tij, në veçanti, duke më përfshirë edhe mua, rivalin e tij më të madh dhe më kryesorin”, citon talkSPORT fjalët e Wilder. /Telegrafi/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...