Sigurisht që Rusia është favorite, por kur e thotë edhe “orakulli”, atëherë nuk duhet të kesh asnjë dyshim mbi suksesin e saj.
Tifozët e Rusisë duhet të jenë të lumtur para ndeshjes hapëse të Botërorit, që përfaqësuesja e vendin organizator do ta luajë kundër Arabisë Saudite: Orakulli ka parashikuar fitoren e vendasve.
Bëhet fjalë për maçokun e bardhë Akil, e përzgjedhur për të parashikuar rezultatet e ndeshjeve të Botërorit. Kafsha ma katër këmbë, që vjen nga një muze i qytetit Shën Pjetërburg, e vendosur para dilemës së ushqimit, ka preferuar vazon e qelqit me flamurin e Rusisë.
Sigurisht që Rusia është favorite, por kur e thotë edhe “orakulli”, atëherë nuk duhet të kesh asnjë dyshim mbi suksesin e saj.
Nuk është hera e parë që në botën e futbollit, pikërisht në Botëror, kafshët konsiderohen fatsjellëse, përcjell “SS”.
Oktapodi Pol, që jetonte në një akuarium në qytetin Oberhausen të Gjermanisë u bë i famshëm në të gjithë botën për parashikimet e sakta të ndeshjeve të përfaqësueses së “Pancerave”, sidomos në Botërorin “Afrikë 2010”. Që nga Kupa e Botës së para 8 viteve çdo event i rëndësishëm futbollistik ka parashikuesin e tij nga bota e kafshëve.
Haradinaj nga Gjakova: Kosova s’është mirë, duhet bërë më e ...
Çfarë modeli të mbrojtjes gjithëpërfshirëse ka Finlanda, të ...
SPAK është institucioni më i besueshëm, mbi 90% e shqiptarëv...
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djeshme në Prishtinë
Osmani: Një popull që ka fituar lirinë kundër të gjitha gjas...
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it