Mbrojtësi i krahut të majtë, Leart Paqarada, ka këputur ligamentin kryqëzor të gjurit të majtë gjatë debutimit të tij te Heidenheimi kundër Borussia Dortmundit të shtunën.
Paqarada u desh të zëvendësohej në minutën e shtatë, në humbjen 2:0 në shtëpi nga Dortmundi dhe mbeti në vendin e fundit në Bundesligë, pa pikë.
Mbrojtësi i Kosovës, do t’i nënshtrohet në ditët në vijim një ndërhyrje kirurgjikale dhe do të mungojë për disa muaj, shkruajnë mediume të ndryshme gjermane.
30-vjeçari iu bashkua Heidenheimit nga Kolni këtë verë. Me klubin e Bundesligës ka kontratë deri më 30 qershor të vitit 2027.
Trump urdhëron zgjatjen e bllokadës detare ndaj Iranit
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, arrin 1.68 euro për litër
Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit
Dragone në Kosovë: NATO rikonfirmon përkushtimin për siguri ...
Kështu duket skena e Eurovisionit këtë vit