Janë publikuar pamje nga brenda Stadiumin “Arena Kombëtare”, ndërtimi i të cilit është gati të përfundojë.
Stadiumi “Arena Kombëtare” ka kaluar mbi 90% të procesit të punimeve të tij dhe brenda muajit shtator do të jetë mbyllur gjithçka e do të jetë gati për një ndeshje testi përpara takimit zyrtar që do të luajë përfaqësuesja kuqezi.
Por përvec stadiumit, me sa duket mbyllja përfundimtare e punimeve ka një tjetër ngërç.
“Stadiumi është gati në 90% dhe në shtator do të jemi në 100% të mbaruar. Kjo është e lidhur edhe me sheshin përballë stadiumit, i cili po realizohet nga bashkia e Tiranës. Sipas ritmeve që po shohim, nuk kanë filluar ende punimet. Kam frikë se ndoshta stadiumi do të përfundojë, ndërkohë që sheshi të mos përfundojë dhe të na bëhet pengesë neve për të realizuar një ndeshje për muajin shtator”, thotë Arben Dervishaj, shef i Sektorit të Investimeve dhe Infrastrukturës në FSHF.
https://tiger.cdnja.co/v/nw/nwBp.mp4?secure=FMrWSSG3kb3SUU9bnRJlAw&expires=1560688200
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...