Transferimi i Blend Baftiut tek Drita erdhi me shumë bujë, por shkëlqimi i tij humbi tek skuadra gjilanase.
Pas dy vitesh lojtari në fjalë do të largohet nga skuadra gjilanase si një lojtar i lirë, pasi kontrata e tij ka skaduar dhe nuk do të vazhdohet, shkruan Arbresh.info.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë skuadra e Dritës në rrjetin social Facebook, ku kanë njoftuar largimin e 26-vjeçarit.
Baftiu me bardhekaltrit ka shënuar 16 gola dhe ka dhuruar nëntë asistime në 84 ndeshje të luajtura.
Blendi karrierën tani do të vazhdojë tek skuadra e Llapit, ku pritet vetëm zyrtarizimi nga skuadra e Tahir Batatinës./Arbresh.info/
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...