Sot nga ora 14:00 kanë filluar të shiten biletat për ndeshjen Drita – Feyenoord në Conference League.
30 për qind e kapacitetit të stadiumit do të jetë e lejuar për tifozë.
Siç njofton faqja zyrtare e Dritës, vetëm në ditën e parë të daljes në treg janë shitur rreth 70 për qind e biletave.
“Edhe pse sot ishte dita e Kurban Bajramit, interesimi për të siguruar bileta ishte shumë i madhë ku vetëm sot janë shitur rreth 70% të biletave”, thuhet në njoftimin nga Drita.
Intelektualët do të vendosen në lindje, ku çmimi i biletës është 10 euro.
Ndeshjen e parë me gjigantin holande, nënkampionët e Kosovës e zhvillojnë të enjten në “Fadil Vokrri”./Gazeta Olle/
I jepet lamtumira e fundit 19 vjeçarit nga Rahoveci që humbi...
Në shkurt 2026 lindën më shumë meshkuj se femra
Ministri shqiptar i Mbrojtjes takon drejtuesit e NATO-s në B...
Një milion evropianë i kërkojnë BE-së të pezullojë marrëvesh...
Nga nesër nis aplikimi i subvencioneve në faturat e rrymës p...
Laporta i ashpër me gjyqtarët: Turp, e papranueshme dhe e pa...