Shkodran Mustafi është një kundërshtar i fortë për ish yllin e Real Madridit, Mesut Ozil.
Reprezentuesi turk i Gjermanisë, i cili u transferua tek Arsenali në vitin 2013 nga ‘Los Blancos’, e ka vlerësuar mbrojtësin shqiptar si një kundërshtar të fuqishëm gjatë seancave stërvitore me “Topçinjtë”, shkruan portali arbersh.info.
“Gjithmonë një kundërshtar i fuqishëm në çdo seancë stërvitore”, shkruan Ozil duke shtuar flamurin e Turqisë, Gjermanisë dhe Shqipërisë tek postimi i tij në rrjetin social Twitter.
Skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Arsene Wenger ka zhvilluar përgatitjet e fundit para ndeshjes si nikoqir në ‘Emirates’ të mërkurën ndaj West Hamit.
Mustafi ka shkëlqyer nga ndeshjen gjatë fundjavës me “Topçinjtë” kundër Manchester Cityt duke shënuar me kokë golin e barazimit. Madje, reprezentuesi shqiptar i Gjermanisë asistoi edhe në golin e realizuar nga Theo Walcott./arbresh.info

Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh