UEFA ja ka besuar arbitrit italian, Daniele Orsato përgjegjësinë për ta drejtuar finalen e Ligës së Kampionëve në mes të Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich.
Orsato do të jetë arbitri i shtatë italiane që do ta referojë një finale të Ligës së Kampionëve dhe kjo është hera e parë prej që Rizzoli referoi në ndeshjen kur Bayern e mposhti Borussia Dortmundin në vitin 2012-13.
Lorenzo Manganelli dhe Alessandro Giallatini do të jenë asistentët e 44 vjeçarit në Lisbonë.
Këta janë arbitrat e finales së Ligës së Kampionëve për sezonin 2019-2020
Arbitër: Daniele Orsato (ITA)
Asistent: Lorenzo Manganelli (ITA) dhe Alessandro Giallatini (ITA)
Zyrtarë i katër: Ovidiu Hategan (ROM)
VAR: Massimiliano Irrati (ITA)
Asistent në VAR: Marco Guida (ITA), Roberto Diaz Perez del Palomar (SPA) dhe Alejandro Hernandez Hernandez (SPA) /GazetaExpress/
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...