
photo by: @Shpend Ahmeti
Është përcaktuar orari i ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Kosovës, të cilat do të zhvillohen këtë mesjavë më datat 26 dhe 27 shkurt 2025.
Të gjitha sfidat do të luhen duke filluar nga ora 13:00.
Edhe në këtë fazë luhet vetëm nga një ndeshje dhe në rast të rezultatit të barabartë zhvillohen vazhdimet 2×15 minuta, e në rast se as atëherë nuk ka fitues, atëherë skuadra që kalon në gjysmëfinale vendoset përmes penalltive, shkruan telegrafi.
Të rikujtojmë se fituesi i këtij trofeu siguron pjesëmarrjen në garat evropiane.
Nga kjo fazë çerekfinale në Kupën e Kosovës do të aplikohet edhe sistemi VAR.
E mërkurë, 26 shkurt:
Drenica – Ferizaj (Stadiumi “Bajram Aliu”, Skënderaj)
Malisheva – Llapi (Stadiumi “Liman Gegaj”, Malishevë)
E enjte, 27 shkurt:
Vëllaznimi – Prishtina (Stadiumi “Liman Gegaj”, Malishevë)
Prishtina e Re – Drita (Stadiumi “Sami Kelmendi”, Lipjan).
Barcelona ka në “radar” pesë yje të Spurs, në ra...
PDK mbledh Kryesinë: Po rrezikohet rendi kushtetues, s’do ta...
Trajneri i moshave të Juventusit kundër transferimit të Lewa...
ZYRTARE: John Stones largohet nga Manchester City pas një de...
Trump thotë se Irani sapo e ka informuar Uashingtonin se ësh...
Simeone flet hapur për të ardhmen e Julian Alvarez: Nuk jam ...