Sot (e enjte) do të hapet edicioni i tretë i Lojërave Olimpike Dimërore për të Rinj “Llozana 2020”. Ceremonia hapëse zhvillohet në Palestrën Vaudoise Arena të Llozanës, që ka kapacitet prej 9600 ulësesh. Ceremonia fillon në ora 19:30.
Ekipi Olimpik i Kosovës do të defilojë për herë të parë në Lojëra të tilla, gjashtë vjet pas anëtarësimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.
Vendin tonë e përfaqësojnë skitarët Drin Kokaj e Era Shala, të cilët do të garojnë në disiplinat e skijimit alpin: sllallom dhe sllallom të madh.
Skitarët tanë garat i nisin të dielën (12 janar), kur do të zhvillohet disiplina e sllallomit për femra, me fillim prej orës 10:00.
Një ditë më vonë, zhvillohet sllallomi i meshkujve, ndërsa të martën (14 janar), sllallomi i madh në të dyja konkurrencat. Garat nisin në 9:30.
Garat e skijimit alpin zhvillohen në Qendrën Skitare “Les Diablerets” të Llozanës.
Garuesit tanë do të vijojnë përgatitjet edhe këto ditë, nën drejtimin e trajnerëve: Feim Kollçaku dhe Bujar Turjaka.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...