Shqipëria sonte luan një nga ndeshjet më të rëndësishme të kamapnjës kualifikuese për Kampionat Botëror.
Kuqezinjtë do të përballen me Serbinë në “Air Albania” të Tiranës me fillim nga ora 20:45, shkruan Arbresh.info.
Mesazhet përkrahëse për kuqezinjtë janë të shumta, ndër to edhe i futbollistit, Arbnor Muja, i cili nuk u grumbullua për ndeshjet e qershorit.
Përmes një postimi në story në rrjetin social Instagram, Muja iu uroi fatin bashkëlojtarëve të tij.
“Njëra nga ndeshjet më të rëndësishme në histori të shtetit tonë. Fat të madh ekipa. Me këmbë të mbarë”, ka shkruar Muja.
Muja aktualisht luan për Samsunsporin në Turqi dhe së fundmi realizoi një gol shumë të rëndësishëm për këtë skuadër, realizim i cili i dërgoi në Evropa Ligë./Arbresh.info

SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan