Bayern Munich ka arritur fitoren e radhëz këtë sezon, duke e mposhtur kampionin në fuqi të Evropës, Paris Saint-Germain me rezultat 1-2.
Ndeshja nisi shumë mirë për gjermanët ku realizuan pas katër minutave me Luis Diaz, shkruan Arbresh.info.
Në minutën e 22-të, Parisi shënoi me Dembelen por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Tre minuta më vonë Demble u largua nga lojë pasi iu shfaq një lëndim sërish.
Diaz realizoi përsëri në minutën e 32-të për ta dyfishuar rezultatin në ‘Parkun e Princave’.
Kolumbiani ishte protagonist edhe në fundin e pjesës së parë, ku bëri një ‘ndërhyrje horror’ ndaj Hakimit dhe u ndëshkua me karton të kuq. Marokeni u largua nga fusha pasi nuk mundi të vazhdojë më.
Parisi në pjesën ishte dukshëm më i rrezikshëm, pasi shfrytëzoi epërsinë numerike. Por krejt çka bën ata ishte goli i nderit i realizuar nga Neves në minutën e 72-të.
Deri në fund nuk pati gola tjera dhe Bayerni shënoi fitoren e katërt këtë edicion, kurse PSG pësoi disfatën e parë.
Ndeshjen e radhës Bayern e luan ndaj Man Cityt, kurse PSG takohet me Tottenham./Arbresh.info
KQZ miraton planin operacional për zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti në Podujevë premton investime miliardëshe
Maran debuton me humbje, Shqipëria mposhtet nga Izraeli
KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve polit...
Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Turqi
Momente tensioni në “Air Albania”: Futbollisti i...