Mbrojtësi i Arsenal, Cristhian Mosquera, mund të mungojë të paktën gjashtë javë pas dëmtimit që pësoi pak ditë më parë, konfirmoi sot “BBC Sport”.
Sipas raportit mjekësor të klubit, lojtari mund të mungojë deri në tetë javë pas një dëmtimi në kyçin e këmbës, të cilin e pësoi në fitoren 2-0 të Arsenal ndaj Brentford.
Dëmtimi i spanjollit shton një listë të gjatë mungesash në mbrojtje, duke përfshirë qendërmbrojtësit titularë Gabriel Magalhaes dhe William Saliba, të cilët janë gjithashtu jashtë për “gunners”.
“Dëmtimi i Mosquera (në kyçin e këmbës) është më i komplikuar,” tha trajneri i Arsenal, Mikel Arteta.
21-vjeçari mund të mungojë deri në fund të janarit.
Marta Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë
Konfiskohet armë e municion në disa lokacione, 6 të arrestua...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezultatet e...
Perez njofton trajnerin e ri të Realit pasi fitoi zgjedhjet:...
UNESCO fut Liqenin e Shkodrës në Rrjetin Botëror të Rezervav...