Mbrojtësi anglez, Joe Gomez, ka deklaruar se nuk mund të zgjedhë ndërmjet Neymar dhe Mo Salah.
Njëri u transferua te Paris Saint Germaini për 222 milionë euro (Neymari, ndërsa tjetri te Liverpooli për 36.9 milionë funte (Mohamed Salah), por Joe Gomez nuk mund të zgjedhë se cili është më i miri.
“Nuk jam i sigurt se cili është më i mirë, është e vështirë të zgjedhësh bazuar në një ndeshje që kam luajtur kundër Neymarit”, tha talenti i Anglisë e Liverpoolit.
“Dytë janë lojtarë fantastik dhe është gjithmonë kënaqësi të luash me ta apo kundër tyre. Dytë kanë kualitete të mrekullueshme individuale. Janë dy lojtar të klasit botërorë”, shtoi ai.
Neymar qysh në sezonin e tij të parë në Francë, është duke shkëlqyer dhe deri më tani ka shënuar 28 gola në të gjitha garat për PSG-në.
Ndërsa, Salah po shijon sezonin më të mirë në karrierë. Ai ka shënuar 36 gola në të gjitha garat, 28 në Premierligë. /arbresh.info/
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim