Edon Zhegrova dje bëri një hap të madh në karrierën e tij si futbollist profesionist, duke u transferuar tek gjiganti italian Juventus.
Ai nënshkroi një kontratë pesë vjeçare me klubin gjersa do ta mbaj numrin 11, shkruan Arbresh.info.
Transferimi i tij bëri bujë të madhe në mediat botërore si dhe ato vendore. E kjo lëvizje i ra në sy edhe kryeministrit të Kosovës në detyrë, Albin Kurtit.
Kurti përmes një postimi në Instagram tha se lajmi i transferimit të Zhegrovës tek Juventusi ka qenë më i rëndësishmi i kësaj jave.
Ai në fotografit që i postoi në Instagram u pa se ishte duke folur me yllin dardan, teksa e kishte përkrah edhe ministrin e Sportit, Hajrulla Çeku.
POSTIMI I PLOTË I KURTIT:
Nuk ka lajm më të rëndësishëm këtë javë sesa lajmi për transferimin e Edon Zhegrovës në Juventus.
Lojtari më i ri i “Zonjës së Vjetër”, që ëndrrën e tij e bëri realitet, tash është ëndrra e shumë të rinjve që e duan futbollin siç e do Edoni.
Ai është shumë krenar që po e përfaqëson vendin e popullin tonë në futbollin ndërkombëtar, e ne të gjithë jemi krenarë me të.
Me Hajrën sot e uruam dhe përgëzuam për këtë arritje të tij të jashtëzakonshme dhe i uruam gjithë shëndet, fat e shumë suksese!
View this post on Instagram
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...