Atletico Madrid ka arritur të shënoj fitore në kuadër të xhiros së 31-të në La Liga ndaj Real Valladolidit në shtëpi, me rezultat 4-2.
Ndeshja nuk nisi mirë për ta pasi pësuan gol në minutën e 21-të nga penalltia. Realizator për mysafirët ishte Sylla, shkruan Arbresh.info.
Por vendasit u kthyen shpejtë dhe vetëm pas katër minutash barazuan me anë të Alvarezit. Kurse dy minuta pas këtij goli, Simeone i dha për herë të parë sonte epërsinë Atleticos.
Valladolidi barazoi në minutën e 56-të me anë të Sanchezit.
Atletico fitoi një tjetër penallti në minutën e 71-të, ku sërish realizoi Alvarez.
Fitoren e vulosi Sorloth tetë minuta pas këtij goli.
Pas këtij triumfi Atletico ka 63 pikë dhe ndodhet shtatë pikë mbrapa Barcelonës, kurse tri më pak se Reali i dyti./Arbresh.info
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...