Në Paris jo të gjithë janë të mërzitur për dëmtimin e Neymar, i cili do të humbasë sezonin sepse duhet të operohet në kyçin e këmbës së djathtë.
Ish-lojtari francez Christophe Dugarry beson, në fakt, se mungesa e anësorit brazilian do t’i sjellë dobi PSG-së, të cilin e sheh më të fortë pa të.
“Jam i lumtur për PSG-në që Neymar është i dëmtuar. Mendoj se kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për Galtier. Skuadra është shumë më e balancuar me pesë mbrojtës dhe Mbappé dhe Messi në sulm”, tha Dugarry për ‘RMC Sport’.
“Nuk e shoh më, nuk e duroj dot. Nuk duroj dot driblimin dhe atë qëndrim. Nuk dua ta shoh më në fushë, jam i lodhur!”, shtoi ai.
Por nga ana tjetër, Dugarry beson se PSG do të kishte një problem nëse Kylian Mbappé ose Leo Messi dëmtohen.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë