FSHF do të hapë aplikim për shitjen e biletave në ndeshjen me Serbinë.
Ndërkohë gjatë kësaj kohe, janë përhapur lajme se ky është një vendim që shqiptarët e Kosovës, mos të marrin bileta për këtë sfidë, shkruan Arbresh.info.
E reagimi ka qenë i menjëhershëm për këtë çështje nga Federata Shqiptare e Futbollit, ku përgënjeshtron lajmin ku tregohet se nuk do të shiten bileta për shqiptarët e Kosovës.
“Federata e Futbollit dëshiron të përgënjeshtrojë kategorikisht një lajm të shpërndarë së fundmi nga një media online me bazë në Zvicër, që pretendon në mënyrë të rreme dhe pa asnjë bazë faktike se tifozët shqiptarë nga Kosova janë të përjashtuar nga ndeshja Shqipëri–Serbi, që luhet më 7 qershor në stadiumin “Arena Kombëtare””.
“Ky informacion është krejtësisht i pavërtetë dhe abuziv. FSHF i ka dërguar një komunikim zyrtar medias në fjalë dhe është në pritje të një përgjigjeje formale”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga FSHF-ja.
“Sqarojmë se procesi i shitjes së biletave për ndeshjen Shqipëri–Serbi do të kryhet përmes një sistemi transparent dhe të hapur për të gjithë tifozët, pa asnjë diskriminim apo përjashtim”.
“Aplikimi për bileta do të nisë më 15 maj, përmes një formulari elektronik që do të publikohet në faqen zyrtare të FSHF-së. Afati i aplikimit do të zgjasë dy javë dhe në fund të muajit maj do të zhvillohet një short kompjuterik, për të përzgjedhur tifozët që do të kenë të drejtën të blejnë biletat. Të përzgjedhurit do të njoftohen me email”.
“FSHF mbetet e përkushtuar ndaj një organizimi dinjitoz të ndeshjes dhe fton të gjithë tifozët shqiptarë, kudo që ndodhen, të ndjekin me besim komunikimet zyrtare dhe të mos bien pre e lajmeve të rreme”, bën të ditur FSHF.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës të vitit 2026 luhet me 7 qershor në Tiranë./Arbresh.info
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...