Tenisti serb Novak Djokovic është eliminuar sot pasdite nga grand slemi i Roland Garros, pasi u mund 3-1 (6-3, 7-6, 1-6, 7-6) nga italiani Maro Cecchinato, numri 72 në botë, në takimin e vlefshëm për fazën çerekfinale.
Një rezultat i papritur, pasi serbi ishte favorit për ta fituar sfidën, por rivali italian ka zhvilluar sot ndeshjen e jetës së tij, duke arritur një rezultat historik dhe për herë të parë në karrierë kualifikohet në gjysmëfinalet e një grand slemi.
Një ndeshje emocionuese dhe me shumë rivalitet, ku tenistët dueluan fort për fitore, por Djokovic nuk arriti të regojë klasin e tij ndaj një rivali disi anonim, që vazhdon rrugëtimin e tij në këtë turne. Checchinato, pasi fitoi setin e parë 6-3, tregohet i saktë në “tie break” të setit të dytë dhe fiton 7-6, por Djokovic nuk heq dorë dhe fiton me lehtësi 6-1 setin e tretë. Seti i katërt ishte me dy pamje, më i mirë për serbin në pjesën e parë, që shkëputet 5-2.
Kur pritej që Djokovic të fitonte setin vjen përmbysja e italianit, që bën një lojë të mirë dhe barazon shifrat 5-5, duke çuar gjithçka në “tie break” dhe pas shumë barazimesh, fiton sërish 7-6. Në gjysmëfinale, tenisti italian do të luajë ndaj austriakut Domonic Thiem, që në çerekfinalen tjetër mundi 3-0 (6-4, 6-2, 6-1) gjermanin Dominic Thiem. Një ndeshje e dominuar nga austriaku, që konfirmoi se jep më të mirën në fushat me dhe.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...