Kombëtarja e Kosovës mbrëmë arriti të mposhtë Moldavinë me rezultat minimal 1:0, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Goli i vetëm u shënua nga Lirim Kastrati, në minutën e 31-të.
Kjo fitore ia siguroj “Dardanëve” mbetjen në Ligën C.
Pas ndeshjes nga ndihmëstrajneri Muharrem Sahiti, u bë edhe vlerësimi i paraqitjes së futbollistëve.
Vlerësimin më të lartë e mori autori i golit, me notën 7.7.
Nota të mira pas lojës morën edhe: Florent Hadërgjonaj (7.5), Mërgim Vojvoda, Valon Berisha dhe portieri Samir Ujkan, që u notuan (7.2), ndërkaq Ibrahim Dresevic, i cili u ndëshkua me karton të kuq pak para fundit të kohës së rregullt u vlerësua me (7.1), vlerësim të njëjtë mori edhe Bersant Celina.

Dy vëllezër humbin jetën brenda pak orësh në Pejë – njëri ng...
Mungojnë Valverde dhe Carvajal,mësohet kush do të jetë kapit...
Nis evakuimi i anijes turistike me hantavirus, 40 pasagjerë ...
Abelard Tahiri sërish nuk kandidon për deputet
Sulmohet fizikisht ish-kreu i PD-së në Lezhë, i thyen këmbët...
LDK dënon sulmet kibernetike: Po përdoren profile për propag...