Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësim të thellë për, siç e quan ajo, sulmin e organizuar kibernetik dhe fushatën e koordinuar të manipulimit digjital ndaj komunikimit publik të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe thirrjes së tij për ‘tubimin e bashkimit’.
Sipas komunikatës për media të LDK-së, brenda pak minutash, mijëra profile të dyshimta dhe llogari të automatizuara kanë ndërhyrë në mënyrë të sinkronizuar në platformat sociale, në një përpjekje të qartë për të deformuar perceptimin publik, për të ulur artificialisht besueshmërinë e komunikimit politik dhe për të krijuar atmosferë të rreme refuzimi e polarizimi.
Me këtë rast, LDK u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të jenë të vetëdijshëm se kjo pritet të jetë një nga strategjitë kryesore të fushatës së ardhshme zgjedhore: “rrënimi i kredibilitetit përmes manipulimit digjital, propagandës së organizuar dhe ndërhyrjeve hibride në opinionin publik”, thuhet në reagim.
“Kjo nuk është më një garë normale politike. Kjo është një përpjekje për ta zëvendësuar debatin demokratik me operacione psikologjike e propagandistike në hapësirën digjitale. Lidhja Demokratike e Kosovës dënon ashpër çdo ndërhyrje të tillë dhe rithekson se vullneti qytetar nuk mund të manipulohet nga ushtri profilesh false, rrjete anonime apo mekanizma propagande. Kosova ka nevojë për zgjedhje të lira, debat të ndershëm dhe standard demokratik; jo për luftë hibride kundër mendimit të lirë dhe organizimit politik opozitar”, përmbyllet deklarata.
Kurti në Shkup: VLEN-i po dëshmon se bashkimi politik ia vle...
Dy vëllezër humbin jetën brenda pak orësh në Pejë – njëri ng...
Mungojnë Valverde dhe Carvajal,mësohet kush do të jetë kapit...
Nis evakuimi i anijes turistike me hantavirus, 40 pasagjerë ...
Abelard Tahiri sërish nuk kandidon për deputet
Sulmohet fizikisht ish-kreu i PD-së në Lezhë, i thyen këmbët...