Kampioni në Serie A, Juventusi shënoi fitoren e tretë radhazi në ndeshjen si mysafirë ndaj Pescaras.
Skuadra e Massimiliano Allegrit fitoi me rezultat 0 me 2 në ndeshjen e xhiros së 33 të zhvilluar në stadiumin ‘Stadio Adriatico’ në kuadër të Serie A, shkruan portali arbresh.info.
Lexo më shumë: Juve siguron fitoren e tretë radhazi
Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, i cili ishte autori i dy golave të kësaj ndeshje (23′)(43′), është lojtari me notën më të lartë në ndeshje (8.7)
Mbrojtësi i Pescars, Zampano është lojtari me notën më të dobët (6.0).
Reprezentuesi i Kombëtares Shqiptare, Ledian Memushaj është vlerësuar me notë mesatare 6.8 duke qenë njëri nga më të mirët për skuadrën e Zdenk Zemanit./arbresh.info

Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...