Sot (e enjte) do të zhvillohet miqësorja Kosovë – Danimarkë me fillim nga ora 19:00 në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet.
Kurse para ndeshjes Federata e Futbollit të Kosovës ka kërkuar që të largohen vetura e parkuara pranë stadiumit, raporton arbresh.info.
Në njoftimin e FFK-së, thuhet se veturat që nuk largohen deri në ora 11:00 do të konfiskohen.
“Federata e Futbollit e Kosovës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen miqësore Kosova – Danimarka, që zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në orën 19:00, fton të gjithë qytetarët që i kanë të parkuara veturat përreth stadiumit në vende të pacaktuara për parking, që t’i largojnë ato sa më parë dhe më së largu deri në orën 11:00.
Çdo veturë e mbetur pas kësaj periudhe do të konfiskohet nga kompanitë përgjegjëse për largimin e veturave.
FFK-ja kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe beson në bashkëpunim të ndërsjellë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale
Heshtje nga KEDS dhe Ministria e Ekonomisë, rrezikohet inves...