Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, ndihet mirënjohës që ka luajtur nën urdhrat e Jurgen Kloppit në Borussia Dortmund dhe e ka përshkruar trajnerin si një trajner që nuk mund ta harrosh.
Kloppi e mori Immobilen në Dortmund në vitin 2014, për ta zëvendësuar Robert Lewandowskin e larguar drejt Bayern Munich, por sulmuesi italian i shënoi vetëm 10 gola në 34 ndeshje dhe u largua drejt Sevillës në vitin pasues.
Ai vuajti përsëri para portës edhe në Sevilla, por e ka ringjallur karrierën që prej se i është bashkuar Lazios duke i shënuar 103 gola në katër sezonet e fundit në Serie A.
Por Immobile është i zhgënjyer që gjëra nuk i shkuan mirë gjatë një viti nën urdhrat e tanimë trajnerit të Liverpoolit në Dortmund.
“Nuk mund ta harrosh dike si Klopp. Kam qenë me fat që kam luajtur nën urdhrat e tij. Ai është trajner shumë emocional; dikush për të cilin lufton për çdo top”, tha Immobile.
I pyetur përse dështoi në Dortmund, Immobile tha: “Mendoj sepse iu bashkova Dortmundit në një kohë të papërshtatshme, sa i përket ekipit”. /Gazeta Express/
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...
Pa fitues në kryeqytet, Prishtina dhe Ferizaj ndajnë pikët