Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet në Spanjë në prag të ndeshjes me Gjibraltarin që luhet të enjten, ndërsa lista ka pësuar një tjetër ndryshim. Portieri Kastrati bëhet futbollisti i katërt që braktis grumbullimin, ndërsa u zëvendësua nga Simon Simoni.
Përgatitjet e kuqezinjve kanë vijuar normalisht në Spanjë, ndërsa të enjten përballen me Gjibraltarin në një miqësore që do të shërbejë si një test për të konfirmuar formën, më tepër se për të matur nivelin e Shqipërisë në prag të duelit kualifikues të kupës së botës ndaj Letonisë. Si rrallëherë ka ndodhur, këtë herë lista ka pësuar 4 ndryshime, ku i fundit është largimi i Elhan Kastratit dhe zëvendësimi i tij me portierin e U-21, Simon Simoni. Kastrati shfaqi probleme në gju, ndërsa kujtojmë se ende nuk ka debutuar edhe me skuadrën e tij të re në Gjermani, Braunschweig.
Pjesa tjetër e lojtarëve janë stërvitur normalisht, ku nuk raportohet për probleme të tjera. Lajmi i mirë është që dhe Broja ka shfaqur një formë pozitive dhe pritet të marrë minuta në miqësoren e së enjtes. Me ekipin u bashkuan dhe 3 afrimet e fundit nga Sylvinho, Enis Cokaj, Kristjan Shpendi dhe Malvin Kaçurri.
Ndaj Gjibraltarit edhe pse një ndeshje në dukje e lehtë, nuk pritet që formacioni të ketë shumë ndryshime, ashtu si Sylvinho ka deklaruar më herët, duke e vlerësuar kundërshtarin. Lëvizjet e trajnerit do të jenë të kushtëzuara vetëm nga dëmtimet, pjesa tjetër do të vijohet me të njëjtën ideologji, duke u paraqitur me forcat e plota./euronews.al
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...
Izraeli bëhet vendi i parë që njeh zyrtarisht Somalilandin s...
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Pikëllimi mund të bëhet më i vështirë gjatë festave – një ek...
Pse njerëzit që zgjohen para orës 7 janë më të lumtur?