Ndeshjet e Ligës së Kampionëve në Bernabéu janë një skenë e madhe në çdo aspekt — jo vetëm për futbollin, por edhe për prapaskenat e merkatos.
Përfaqësues, drejtorë sportivë mbushin zonat rreth stadiumit, ndërsa shpesh një paraqitje e madhe në Madrid ka ndryshuar të ardhmen e shumë futbollistëve. Lewandowski, Mbappé dhe të tjerë e kanë përjetuar këtë efekt.
Pas ndeshjes kundër Manchester Cityt, Erling Haaland la sërish të kuptohet se magjia e Santiago Bernabéut vazhdon ta tërheqë, shkruan Diario AS, përcjell Arbresh.info.
Norvegjezi deklaroi se stadiumi madrilen është “një nga skenat e tij të preferuara” dhe se gjithmonë e shijon të luajë aty. Ai gjithashtu vlerësoi Asencion dhe Rüdigerin për karakterin e tyre konkurrues gjatë duelit.
Deklaratat e tij rikthyen në qendër të vëmendjes një detaj thelbësor të kontratës së re me Cityn, klauzolën e lirimit, një element tipik i menaxhimit të agjentes Rafaela Pimenta, trashëgimtare e stilit të Mino Raiolës.
Kjo klauzolë mund të aktivizohet vetëm nga lojtari dhe asnjëherë për klube të Premier League.
City i dha Haalandit statusin që ai kërkonte, rrogën më të lartë në skuadër dhe rolin e liderit absolut — por në këmbim pranoi kushtin e tij kryesor të kontrollojë vetë të ardhmen.
Norvegjezi ka nënshkruar një kontratë prej tetë sezone e gjysmë, por falë klauzolës, ka hapur gjithmonë derën për një lëvizje në momentin që e sheh të arsyeshme.
Aktualisht, Haalandi duket më i integruar dhe i lumtur se kurrë te City, por gjestet e tij në Bernabéu dhe deklaratat pas ndeshjes vazhdojnë të lënë gjurmë./Arbresh.info
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...
Komandanti i KFOR-it kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë: ...
Vdes filozofi gjerman Jurgen Habermas
OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara: Procesi është i një...
Petkoviq: Marrëveshja për Ligjin për të Huajt nuk nënkupton ...
SHBA bombardon pranë Hormuzit/ Goditi objektet ushtarake, jo...