Dëmtimi i Mbappes trondit Real Madridin, rrezikon fundin e sezonit

16:54 | 27 Prill 2026
D.H

Real Madridi ka konfirmuar këtë të hënë lajmin për dëmtimin e sulmuesit francez Kylian Mbappé, duke shkaktuar shqetësim të madh në kampin madrilen.

Pas ekzaminimeve mjekësore, është konstatuar se Mbappé ka pësuar një dëmtim në muskulin semitendinoz të këmbës së majtë.

Si zakonisht, klubi nuk ka dhënë një afat të saktë rikuperimi, duke theksuar se lojtari do të jetë “nën vëzhgim të vazhdueshëm”.

Megjithatë, raportimet e mediave ndërkombëtare japin versione të ndryshme për rikthimin e tij në fushë.

Njëra prej tyre sugjeron se sezoni për yllin francez mund të ketë përfunduar dhe ai mund të fokusohet në përgatitjet për Kupën e Botës 2026.

Ndërkohë, një tjetër version më optimist thotë se vetë lojtari synon të rikthehet në kohë për përballjen e madhe ndaj Barcelonës, e njohur si “El Clasico”, që do të zhvillohet më 10 maj.

Ajo që dihet me siguri është se Mbappé do të mungojë në ndeshjen e fundjavës kundër Espanyol.

Mbetet për t’u parë nëse një nga lojtarët më të rëndësishëm të Real Madridit do të arrijë të rikthehet në kohë për sfidat vendimtare, apo nëse do të detyrohet të mbyllë sezonin para kohe.

Kujtojmë se Mbappe këtë sezon në La Liga ka realizuar 24 gola dhe është në garë për “Pichici” me sulmuesin kosovar Vedat Muriqi i cili ka 21 sosh./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale