Niklas Sule është në prag të kalimit te Borussia Dortmund në një transfertë të lirë nga Bayern Munchen.
Mbrojtësi gjerman konfirmoi muajin e kaluar se nuk do të nënshkruajë kontratë të re me kampionët gjermanë.
Sipas “Frankfurter Raundschau”, ai ka zgjedhur të kalojë te rivëlet e Bundesligës, Dortmund.
Në një prononcim të dielën, agjenti i Sules pranoi se 26-vjeçari kishte zgjedhur klubin e tij të ardhshëm.
“Klubi është vendosur tashmë”, tha Volker Struch në TV live.
“Niklas mori një vendim së fundmi. Do të habitesha nëse do të ndryshonte mendje”.
Bayern pagoi rreth 20 milionë euro për të nënshkruar me Sulen nga Hoffenheim në vitin 2017 dhe ai ka bërë 159 paraqitje me klubin./Arbresh.info
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...