Saga e yllit të Liverpoolit, Mohamed Salah, ka marrë një kthesë të çuditshme pas lëndimit që ky i fundit pësoi në finalen e Ligës së Kampionëve.
Një ndërhyrje e Ramos i kushtoi me humbje të pjesës më të madhe të finales Salah, që u detyrua të zëvendësohet pas 30 minuta lojë.
Një avokat në Egjipt, pretendon se ndërhyrja e Ramos në Salah ka qenë e qëllimshme, duke ngritur padi prej 1 miliard eurosh kundër spanjollit.
Gjatë një paraqitje në kanalin televiziv ‘Sada El-Balad’, Wahba ka njoftuar se ka paraqitur ankesë në FIFA kundër Ramosit, i cili me qëllim i ka shkaktuar “dëm fizik dhe psikologjik” një kombi dhe futbollistit më të mirëm të tij.
“Ramos lëndoi me dashje Salahun dhe duhet të dënohet për veprimin e tij. Unë kam ngritur padi dhe një ankesë në FIFA”, ka deklaruar avokati egjiptian.
“Do të kërkojë kompensim i cili mund të kalojë shumë 1 miliardë euro për dëmin fizik dhe psikologjik që Ramos i ka shkaktuar Salahut dhe popullit egjiptian”.
Parashikimi i motit për sot
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës