Një tifoz i Juventusit ka vdekur tragjikisht pasi u sëmur gjatë derbit të Serie A, të zhvilluar mbrëmë (e shtunë) ndaj Torinos.
Sipas njoftimeve në mediat italiane, tifozi i vdekur i Bianconerëve njihej me emrin Marco.
Ai ndoqi ndeshjen derbi ndaj Torinos me miqtë e tij, por u sëmur gjatë fundit të pjesës së dytë të ndeshjes.
Mediat raportojnë se Marco është alivanosur gjatë festimeve të golave të fundit të Juventusit në fitoren e tyre 4-0, me stafin mjekësor që intervenoi menjëherë.
Ndonëse, tifozi u nis menjëherë në spital nga ambulanca, situata nuk u përmirësua dhe ai vdiq gjatë rrugës.
Kjo nuk është hera e parë këtë vit që vdes një tifoz i gjigantit italian, Juventusit.
Fatin e njëjtë e pati edhe një tifoze femër e cila vdiq në njërin nga sheshet e qytetit, duke shikuar finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, shkruan Telegrafi.
Vdekja e asaj tifoze erdhi pas shkeljes nga turma e njerzëve pas një alarmi të rrejshëm për bombë.
Osmani organizoi pritje me rastin e largimit nga detyra, zyr...
Real Madridi e bën prioritet yllin e PSG për merkaton e verë...
Rizvanolli merr pjesë në përurimin e investimeve të efiçienc...
Hargreaves takon studentët e rikthyer nga Mbretëria e Bashku...
Një person humb jetën nga përmbytjet në Greqi
Tensionet në Lindje të Mesme, Konjufca: Hormuzi duhet të rih...