Gjatë ditës së sotme është zhvilluar ndeshja e fundit e javës së 20-të në elitën e futbollit kosovar, ku Malisheva e ka ‘befasuar’ Ballkanin në Suharekë duke e mposhtur me rezultat 1-2.
Humbja e Ballkanit e rihapi garën fuqishëm për titull, ku tashmë diferenca mes Ballkanit liderë dhe Malishevës në pozitën e katërt është vetëm tri pikë, shkruan Arbresh.info.
Pas 20 xhirove të luajtura, Ballkani ka 36 pikë, aq sa ka edhe Prishtina e dyta, kurse Drita ndodhet në vendin e tretë me 35 sosh. E katërta është Malisheva me 33.
Dukagjini është i pesti me 30 pikë, pas tij vjen Gjilani me 27 më pozitën e gjashtë.
Edhe për mbijetesë lufta është e ashpër dhe dallimi nga vendi i shtatë tek i fundit është vetëm katër pikë.
Llapi i Tahir Batatinës zë pozitën e shtatë aktualisht me 22 pikë, e teta është Drenica me 21 sosh. Ferizaj renditet i nënti me 19 dhe Prishtina e Re është e fundit me 18 pikë gjithsej.
Java e 21 është plot derbi dhe rivalitet. Ballkani udhëton tek Ferizaj, Prishtina është mysafir i Gjilanit.
Llapi është nikoqir i Dritës, derisa Malisheva e pret në shtëpi Dukagjinin. Një tjetër përballje interesante është ajo mes Drenicës dhe Prishtinës së Re.
Java e 21 luhet në fundjavën e ardhshme./Arbresh.info
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...