Ka një listë të gjatë te të ftuarve për finalën e Euro 2020, përfshirë këtu Fabio Capellon, David Beckhamin dhe Tom Cruise. Ky i fundit ka përcjellur edhe finalen e Wimbledonit
Italia dhe Anglia takohen sonte në finalen e Euro 2020 në Wembley të Londrës.
E në këtë finale pritet që të marrin një numër i madh i personaliteteve italiane dhe angleze të cilët do ta përcjellin finalën, duke filluar nga Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina dhe ai i FA, Peter McCormick.
Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella po ashtu do ta përcjell finalen ashtu si Christian Eriksen, i cili është ftuar nga UEFA. Mesfushori i Interi ka pësuar arrest kardiak gjatë ndeshjes hapëse të Danimarkës në Euro 2020 kundër Finlandës.
Ish lojtari i Anglisë, David Beckham dhe Wayne Rooney janë në listën e të ftuarve ashtu si fituesi i Botërorit me Italinë më 2006, Alessandro Nesta dhe Gianluca Zambrotta.
Tom Cruise po ashtu është në stadiumin Wembley pasi që është parë duke e parë edhe finalën e Wimbledonit të cilën e fitoi Novak Djokovic kundër italianit Matteo Berrettini. /GazetaExpress
Trump: Armëpushimi me Iranin skadon të mërkurën, zgjatja `sh...
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...