Neymar Sr, babai i yllit të Paris Saint-Germainit, Neymar, ka thënë se djali i tij është shumë i lumtur në kryeqytetin francez, edhe pse refuzoi të thotë se ai do t’ia përkushtojë të ardhmen e tij klubit.
Ai thotë se Neymari po rritet në PSG me kalimin e kohës, gati dy vite pas transferimit rekord botëror nga Barcelona për 222 milionë euro.
“Viti i parë i Neymarit në PSG ishte vit adaptimi dhe përvoje. Nga tash, ai është shumë mirë në Paris. Ai është shumë i lumtur këtu dhe po rritet me PSG-në”, tha Neymar Sr.
Ai tha se nuk mund të flasë për të ardhmen e të birit sepse, siç theksoi, në futboll çdo gjë mund të ndryshojë në moment.
“E ardhmja e Neymarit është në Paris, e tashmja e tij është në Paris. Por, është e vështirë të flasësh për të ardhmen, sepse në futboll ndryshon në çdo moment”, shtoi ai. /
Baldini nis revolucionin te Italia, ndalon rrjetet sociale g...
Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore
Franca gjobit me 25 milionë dollarë kompaninë Shein
Shpërthim me lëndë plasëse në Përmet, lëndohen rëndë dy pers...
Juventusi heq dorë nga sulmuesi serb
Lladrovci: Limaj i duhet PDK-së, PDK i duhet Limajt