Neymar ka pranuar se i mungon loja me yjet e Barcelonës, Lionel Messi dhe Luis Suarez.
Braziliani u bë lojtari më i shtrenjtë në botë kur u transferua në Paris Saint Germain për 222 milionë euro nga skuadra në Camp Nou verën e kaluar, transmeton portali arbresh.info. Ai pranon se i mungojnë partnerët që e bënë të famshme treshen në sulm të njohur ndryshe si ‘MSN’.
“Miqësia që ne e kishim ishte diçka shumë e bukur. Ajo që më mungon nga Barcelona dhe rreth Barcelonës janë këtë dy për shkak të kënaqësisë që ne kishim në baza ditore”, ka thënë Neymar për ‘Zico’ në një intervistë të transmetuar në YouTube.
“Ishte një ndeshje kur unë driblova disa lojtarë dhe më pas pasova topin”
“Messi dribloi disa lojtarë në një tjetër ndeshje dhe më pas Suarez u përpoq për ta bërë të njëjtin driblim dhe më pas të kthente topin prapa”
“Ne filluam të qeshim me të. Ne ishim shumë të ngushtë që mund të qeshnim me njëri-tjetrin kur ndonjëri nuk mund të bënte gjëra. Dhe më pas kur ai arrinte në zhveshtore thoshte: ‘Mirë, unë të pash ty duke dribluar dhe u përpoqa ta bëjë të bëjë të njëjtën gjë!'”
Sidoqoftë, 26-vjeçari ka sugjeruar që nuk do të largohet nga PSG këtë verë pavarësisht thashethemeve në rreth rikthimit të tij në Spanjë, te Barcelona ose Real Madridi./arbresh.info/
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...
BE miraton kredinë 90 mld euro për Ukrainën pas heqjes së ve...
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut n...
Begaj reagon për vdekjen e Rexhep Qosjes: Një mendje e shqua...
Bedri Hamza ngushëllon familjen e Rexhep Qosjes