IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë

14:47 | 23 Prill 2026
E.K

Inspektorati Policor i Kosovës i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor i angazhuar në Njësinë e Komunikacionit Rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë.

Sipas IPK-së, hetimet ndaj zyrtarit janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale”. Teksa ka njoftuar tutje se pas konsultave me prokurorin, rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

“Fillimisht hetimet lidhur me këtë rast janë filluar nga Policia e Kosovës kurse pas dyshimeve për përfshirjen si të dyshuar edhe të një zyrtari policor, bazuar në fushëveprimin ligjor janë njoftuar edhe hetuesit e IPK-së. Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij rasti, thuhet në njoftimin e IPK-së.