Pasi u mposhtën në finale nga Drita, dhe nuk arritën të rikthehen në Superligën e Kosovës në basketboll, trajneri i Proton Cable Prizrenit, Arbnor Rifati ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Ai i ka bërë thirrje FBK-së për zgjerimin e Superligës në 10 ekipe, duke theksuar se si Prizreni ashtu edhe Vëllaznimi kanë kapacitetin për të qenë pjesë e saj
“Në fund, një mesazh për drejtuesit e FBK-së: Superliga me 10 ekipe! Si ne ashtu edhe Vëllaznimi kemi potencial dhe kapacitet për të qenë pjesë e saj. Nuk besoj që ndonjë federatë e ka luksin të mos inkuadrojë dy ekipe të organizuara, sidomos duke parë praktikat e shteteve evropiane që çdo ditë po shkojnë drejt zgjerimit. Kjo gjithashtu do të thyente monotoninë e ligës me 8 ekipe prej vitesh”, tha ai ndër të tjera.
Superliga e Kosovës tash e disa vite garon me tetë ekipe, ku dy vendet e para kalojnë direkt në gjysmëfinale të play-offit, nga pozita e tretë deri tek e gjashta luajnë në çerekfinale, kurse pozita e shtatë luan në play-out, mirëpo këtë vit nuk ka pasur, pasi FBK e ka anuluar.
Ndërkohë skuadra që renditet e fundit bie në Ligën e Parë. Ky fat i priu Vëllaznimit këtë vit i cili pati fitore të njëjta me Sigal Prishtinën dhe Rahovecin, mirëpo për shkak të ndeshjeve midis vete gjakovarët e patën rekordin më të dobët./Arbresh.info
Begaj reagon për vdekjen e Rexhep Qosjes: Një mendje e shqua...
Bedri Hamza ngushëllon familjen e Rexhep Qosjes
Moment viral në Ferma VIP: Mimoza i kërkon dron Era Istrefit
Kuvendi miraton Projektligjin për Shtetësinë
Yamal humb pjesën e mbetur të sezonit me Barçën, pritet të r...
MPB pret në vizitë delegacionin shqiptar për shkëmbim përvoj...