
Dyshja së fundmi ishin në luftë
Pas raporteve të shumta që dyshja në Paris Saint Germain, Neymar dhe Edinson Cavani janë në konflikt, ish ylli i Barcelonës më në fund ka thyer heshtjen për këtë çështje.
‘101greatgoals’ pohon se ikona e Brazilit ka hedhur poshtë raportet rreth një konflikti duke thënë më pas se situata është ‘OK’, transmeton portali arbresh.info.
Pas fitores impresive të skuadrës franceze 3 me 0 ndaj Bayern Munichut, ish ylli i Barcelonës ka thënë:
“Ata [mediat] shpikin shumë storie, ata flasin shumë, ata thonë gjëra që nuk i dinë, përpiqen për të hyrë në dhomën tonë të zhveshjes dhe më pas përfundojnë duke thënë shumë gjëra që nuk ekzistojnë. Por sidoqoftë, gjithçka është OK”
Neymar dhe Cavani besohet se janë përplasur në dhomën e zhveshjes pasi incidentit për penallti ndaj Lyonit në fitoren 2 me 0 të PSG-së.
Neymar ka zbuluar gjithashtu që ekzekutuesi i penalltive tashmë është vendosur por nuk ka treguar se kush do të jetë./arbresh.info/
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...