Lojtarët e Barcelonës raportohet se janë zemëruar me dëshirën e sulmuesit të Paris Saint Germainit, Neymar, që t’i bashkohet Real Madridit në të ardhmen.
Braziliani vazhdon të flitet rreth një transferimi të mundshëm te klubi në Santiago Bernabeu pavarësisht se ka insistuar se ka ndërmend të vazhdojë qëndrimin në Parc des Princes, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Befasohet Chelsea, ylli i skuadrës në bisedime me Real Madridin
Por, ‘Don Balon’ raporton që Neymar është ende duke shkaktuar trazira te ish klubi i tij spanjoll – Barcelona. Anëtarët e skuadrës janë të pakënaqur kur mendojnë atë duke veshur fanellën e bardhë dhe famshme të ‘Los Blancos’.
Po ashtu, lojtarët janë të befasuar me fuqinë që ylli tashmë posedon te PSG, ku Neymar thuhet se zgjedh në cilën ndeshje dëshiron të luaj dhe në cilën jo.
25-vjeçari ka shënuar tetë gola brenda 10 paraqitjeve në Liga 1 këtë sezon./arbresh.info/
Osmani me familjen Rugova dhe korin diplomatik homazhe tek v...
Rrahje masive afër Ferizajt/ Dy persona theren me thikë, sht...
Shpend Ahmeti deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën se nuk...
Begaj përkujton 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës: Moment...
50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore