Neymar dhe Angel Di Maria do të rikthehen në skuadrën e Paris Saint Germainit për ndeshjen në Ligë të Kampionëve kundër Bayern Munichut të mërkurën.
Lojtari i transferuar për një tarifë rekorde, Neymar mungoi në barazimin e së shtunës 0 me 0 kundër Montpeillierit në Liga 1 për shkak të një problemi të vogël në këmbë, transmeton portali arbresh.info. Ndryshe, ajo ishte ndeshje e vetme që skuadra e Unai Emery ka dështuar për të fituar këtë sezon.
Di Maria nuk ka luajtur për PSG-në qysh nga muaji gusht për shkak të lëndimit në kofshë gjatë detyrës me skuadrën kombëtare, por pritet të rikthehet në aksion pas katër ndeshjeve në ligë jashtë fushe.
“Di Maria dhe Neymar janë në grup”, ka thënë Emery në konferencën para ndeshjes.
“Javier Pastore vazhdon të punojë me doktorët”
PSG do të përballet të mërkurën në Parc des Princes me rivalin e tyre në të madh në Grupin B – Bayern Munichun./arbresh.info/
Man United vazhdon formën e jashtëzakonshme – fiton ndaj Cry...
Konjufca dënon sulmet e Iranit ndaj bazave amerikane dhe civ...
Dronët iranianë godasin bazën detare në Abu Dabi
Ambasada amerikane paralajmëron për rrezik në Irak
Arsenal – Chelsea, publikohen formacionet zyrtare
Tre ushtarë amerikanë të vrarë në operacionin në Iran