Neymar raportohet se iu ka thënë shokëve të tij se dëshiron të largohet nga Barcelona për të arritur transferimin prej 222 milionë euro te Paris Saint Germain këtë verë.
Gazeta braziliane ‘GloboEsporte’ pretendon që anësori ka marrë vendimin se ka zbuluar te shokët e tij rreth qëllimit për largim nga klubi, transmeton portali arbresh.info.

Raporti shton që interesimi nga gjiganti francez dhe parat që sulmuesi mund të fitoj kanë lëkundur vendimin e tij, por Barcelona vazhdon të jetë e bindur që Neymar nuk do të shkoj askund dhe do të jetë në Nou Camp sezonin e ardhshëm.
Neymar, i cili aktualisht është duke qëndruar në një jaht në Ibiza, dëshiron të largohet përfundimisht nga hija e Messit.
25-vjeçari nënshkroi kontratë të re në muajin nëntor te skuadra katalunase./arbresh.info
Gjendet një trup i pajetë në një pyll në Istog, dyshohet se ...
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...
Erdogan telefonon Starmer: Sulmet ndaj Iranit kërcënojnë sta...
NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushta...