Neymar ka zhvilluar bisedimet në formë sekrete me zyrtarët e Real Madridit gjatë muajit mars derisa vazhdon përgatitjet për largim nga Paris Saint Germaini.
Neymar theu rekord botëror me transferimin e tij prej 222 milionë euro në Paris Saint Germain verën e kaluar në mënyrë për t’iu larguar hijes së sulmuesit Lionel Messi, transmeton portali arbresh.info. Por, pavarësisht dominimit të PSG-së në ligë, Neymar ka qenë një figurë frustruese dhe është detyruar të qëndroj jashtë linjave në tre muajt e fundit për shkak të një lëndimi serioz në kyçin e këmbës.
Mbrëmjen e kaluar, Neymar ishte në Paris për fazën e fundit të rehabilitimit dhe shikoi bashkëlojtarët e tij derisa fituan Kupën e Francës.
Megjithatë, raporte tronditëse nga Spanja sugjerojnë që Neymar dëshiron të largohet nga Paris Saint Germaini. Bazuar në një raport nga ‘AS’, Neymar është takuar me zyrtarët e Real Madridit më 22 mars kur ai vizitoi Vinicius Juniorin, i cili nënshkroi për skuadrën spanjolle në vitin 2017.
Thuhet se takimi i Neymar me Vinicius ishte aranzhuar në mënyrë që ata të kenë mundësi të “njohin njëri-tjetrin” më mirë, transmeton portali arbresh.info. Raporti nga gazeta e lartpërmendur shton se zyrtarët janë takuar me Neymarin para takimit të publikuar në mars.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka krijuar misionin e tij për të nënshkruar Neymarin dhe synon ndryshimin e linjës së tij frontale.
Perez mësohet se është i gatshëm të shpenzoj 227 milionë funta në Neymarin, shifër që thyen rekordin e mëparshëm. ‘AS’ thotë se burime të afërta me Neymarin shpresojnë që ai të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit për PSG-në.
Neymar vazhdon të ketë kontratë të vlefshme me kampionin në Liga 1 deri më 2022./arbresh.info/
Linjë ajrore Shqipëri – Kanada, Qeveria shqiptare firmos ven...
Fonsesca: Ligue 1 është një nga ligat më të mira në Evropë
BE merr vendimin, do të ngrijë për një kohë të pacaktuar ase...
Këto janë dy viktimat nga aksidenti tragjik në “Ibrahim Rugo...
Mjegulla mbi rrugët e Kosovës, policia del me një apel për v...
Rusia kundërshton planin e Evropës për t’i dhënë hua Ukrainë...