Marceo raportohet t’i ketë thënë Neymarit se është një lojtar më i mirë se Kylian Mbappe pasi bashkëkombësi i tij brazilian kishte nisur ndeshjen ndaj Real Madridit nga bankina.
Dy skuadrat u përballën në Bernabeu mbrëmjen e së martës dhe ishte Mbappe që realizoi vonë gjatë ndeshjes për të iniciuar rikthimin e PSG-së që siguroi një pikë pas një disavantazhi prej dy golave, transmeton portali arbresh.info.
Neymar ishte inkuadruar në fushë gjatë pjesës së dytë pasi nuk ishte pjesë e formacionit startues te skuadra e Thomas Tuchel.

Me të kuptuar se bashkëkombësi i tij ka mbetur jashtë gjatë një takimi në tunel, Marcelo thuhet t’i ketë thënë atij: “Ju jeni më i mirë se Mbappe”.
Kjo besohet të jetë kapur nga kamerat, por ylli i PSG-së nuk ka pritur gjatë për inkuadrim në fushë.
Ai ishte në fushë në pjesën e dytë dhe i ndihmoi bashkëlojtarëve të tij për rikthim pas një disavantazhi prej dy golave të shënuara nga Karim Benzema./arbresh.info/
Dëmtohen tre aparate për pagesa në Fushë Kosovë, vidhen 200 ...
Tahiri: Një pajtim mes pozitës dhe opozitës për presidentin,...
Nis vaksinimi BCG për parandalimin e tuberkulozit te të pors...
Hoti numëron vërejtjet që dha FMN gjatë vizitës në Kosovë
50 raste të dhunës në familje u trajtuan për 1 javë nga Zyra...
Realizohen 210 urdhëresa gjykate në rajonin e Prishtinës, se...