Transferimi i mundshëm i Neymar në Real Madrid mund t’i kushtoj klubit spanjoll rreth 255 milionë euro.
Siç raporton gazeta spanjolle ‘ABC’, sulmuesi brazilian pritet të kaloj te kampioni evropian vetëm në rast se një shumë madhështore prej 255 milionë paguhet nga ‘Los Blancos’ për shërbimet e tij, transmeton portali arbresh.info.
26-vjeçari më pas thuhet se do të kërkoj një pagë prej 30 milionë euro në vit.
Neymar ka qenë në Brazil së fundmi, por është rikthyer në Paris para fundit të sezonit dhe e njëjta gazetë pretendon se ai i ka thënë klubit të tij në zhveshtore të PSG-së se ka siguruar largimin jashtë Francës.
Arritja e brazilianit shihet gjithashtu nga Real Madridi si një mënyrë për të siguruar marrëveshja më të mëdha sponsorizimi që mund t’i ndihmojnë atyre në financimin e rindërtimit prej 400 milionë euro të stadiumit Santiago Bernabeu./arbresh.info/
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...