Neymar ka dhënë së fundmi një indikacion rreth mega transferimit të tij nga Paris Saint Germaini në Real Madrid.
Superylli brazilian nuk ka arritur të luaj për gjigantin francez që nga muaji shkurt për shkak të këmbës së thyer, por kjo nuk ka arritur të ndal thashethemet rreth një transferimi te ‘Los Balcos’, transmeton portali arbresh.info.
Neymar ishte prezent mbrëmjen e së martës te ndeshja ku PSG mposhti në finale Les Herbiers duke siguruar Kupën e Francës. Përveç kësaj, Neymar pritet të luaj për PSG-në para përfundimit të sezon në mënyrë për të treguar se është i gatshëm për Kampionatin Botëror.
Mbi të gjitha, Neymar vazhdon të përflitet vazhdimisht rreth transferimit në Real Madrid dhe gazeta spanjolle ‘AS’ së fundmi ka zbuluar një storie se ylli është në bisedime me gjigantin spanjoll.
Neymar i dha një tjetër valë këtyre thashethemeve duke lënë një indikacion të madh përmes rrjete sociale. Ai ka filluar të ndjek (follow) në rrjetin social Instagram kapitenin e Real Madridit – Serigo Ramosin.
Në foton më poshtë mund të shikoni që Ramos është tani në listën e personave që Neymar ndjek./arbresh.info/

Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të sh...
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor