Neymar raportohet se ka rënë dakord për transferim te Real Madridi me një kusht.
‘Los Blancos’ janë në merkato për një trajner të ri pas dorëheqjes së Zinedine Zidanes dje, vetëm pesë ditë pasi ata siguruan për të tretën herë radhazi titullin në Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino besohet të jetë favorit për detyrën në Bernabeu pavarësisht se së fundmi ka nënshkruar një kontratë të re që i siguron atij qëndrimin në klub deri më 2023.
Por, raportet në Spanjë sugjerojnë që Neymar nuk dëshiron të punoj nën udhëheqjen e trajnerit argjentinas.
Bazuar në një raport nga ‘Don Balon’, e cila është e famshme për pretendimet e tyre bombastike rreth transferimeve, 26-vjeçari dëshiron që Real Madridi të punësoj trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Kloppin, ose trajnerin e Gjermanisë, Joachim Low.
Raporti shton se Neymar mendon që Pochettino është një amatorë dhe madje as nuk i afrohet origjinës menaxheriale për të drejtuar një klub si Real Madridit./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës